Rama shkarkon Belinda Ballukun nga posti i zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës
Kryeministri Edi Rama shkarkon Belinda Ballukun nga posti i zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, të cilën SPAK ka kërkuar autorizimin në Kuvend për heqjen e imunitetit, me qëllim arrestimin. Balluku akuzohet për abuzime miliona euro me tenderat. Vendimi për shkarkimin e Ballukut është marrë pas mbledhjes maratonë të grupit parlamentar socialist. Në vend të Ballukut, zv/kryeministre është emëruar ministrja e Brendshme, Albana Koçiu. Ndërsa si ministër i Infrastrukturës dhe Energjetikës është emëruar Enea Karakaçi, aktualisht drejtor i OSHEE. Gjithashtu, Rama ka bërë edhe ndryshime të tjera në Qeveri, duke “shkundur” kështu thuajse gjysmën e kabinetit qeveritar. Nga qeveria është larguar edhe ministrja e për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali. Në vend të esaj është emëruar diplomati Ferit Hoxha. Ndryshimet në Qeveri: Ikën Belinda Balluku– zëvendësohet nga Albana Koçiu Besfort Lamallari Minister i Brendshëm- zëvendeson Albana Koçiun Toni Gogu ministër Drejtësie- zëvendëson Besfort Lamallarin Ferit Hoxha ministër i Jashtëm- ikën Elisa Spiropali Enea Karakaçi – Ministër Infrastrukture dhe Energjitike-zëvendëson Belinda Ballukun Ermal Nufi – ministër i Mbrojtjes- ikën Pirro Vengu Eriona Ismaili-Ministër për Marrëdheniet me Parlamentin-Zëvendëson Toni Gogun