
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën e sotme para Kryeministrisë si edhe në një pjesë të mirë të qyteteve të vendit. Rama shprehet se kanë gati paketën për të mbrojtur qytetarët nga ndihma, ndërsa e ka quajtur pakicë numrin e qytetarëve që po protestojnë këto ditë. Duke iu përgjigjur një qytetari në Facebook, Rama thotë se “po të ishte për ata që protestojnë s’do ta kishte bërë këtë”.
Rama shprehet se me rritje të çmimeve janë duke u përballur të gjithë shtetet e Europës dhe botës.
