
Edi Ramës nuk i mjafton edhe një mandat i tretë. Duke folur sot në Kukës, ai përmendi se ata nuk janë më të mirët, por më të mirë se Partia Socialiste nuk ka, për të paktën deri në vitin 2029. Jo vetëm mandatin e tretë, tha ai, po deri në vitin 2029, derisa të bëhen ata që po mbarojnë në Oksford dhe Kembrixh, nuk ka më të mirë se ne për këtë vend. Në fushatën elektorale që tashmë ka nisur, Edi Rama dhe të tijtë po e theksojnë çdo ditë e më shumë nevojën që kanë për të marrë edhe një mandat.