
Kryeministri Edi Rama prezantoi paketën e zgjeruar financiare. Sipas tij, prej saj përfitojnë 176 000 familje dhe individë.
“Paketa e parë na ndihmoi në zbutjen e dhmbjeve të atyre që u prekën menjëherë. Ato biznese që u mbyllën me urdhër të qeverisë: bizneset, dyqanet dhe pensionistët. Ndihma ekonomike u dyfishua. Atyre të biznesit të vogël iu akordua një ndihmë. Pensionistëve iu rrit pensioni. Mbështetja nuk do të mbaronte aty. Plot të tjerë janë goditur drejtpërdrejt dhe me të drejtë kërkojnë dhe meritojnë ndihmë. Goditjet kanë qenë valë-valë, por kjo paketë e zgjeruar do të mbështesë plot 176 000 të tjerë individë dhe familje. Do i japim mjetin financiar për t’ia lehtësuar 40-ditëshin vendimtar deri në fund të majit”, tha Rama.