Rama: Përfituesit më të mëdhenj nga Skavica, ata që janë rreth e rrotull saj

0

Kryeministri Edi Rama, gjatë një bashkëbisedimi sot me operatorët turistikë në Dibër foli edhe për projektin e Skavicës.

Rama deklaroi se Skavica do të na garantojë një nga gurët themelorë të sovranitetit energjetik si dhe do të hapë një perspektivë të jashtëzakonshme për gjithë zonat atje.

Kreu i Ekzekutivit nënvizoi se përfituesit më të mëdhenj nga Skavica do të jenë ata që janë rreth e rrotull saj.

“Për çfarë e kundërshtojnë Skavicën? Përse? Ndërkohë që, përfituesit më të mëdhenj nga Skavica do jenë ata që janë aty rreth e rrotull se Skavica nuk është thjesht çështja që do na garantojë ne një nga gurët themelorë të sovranitetit energjetik që në kohët e sotme është gjë e jashtëzakonshme, por do të hapë perspektivë të jashtëzakonshme për gjithë atë zonën atje, të jashtëzakonshme, pa llogaritur që ata, të cilët do të spostohen që aty do marrin shtëpi e të gjitha me radhë. Çfarë ka këtu, pse duhet me qenë kundër? Duke dëgjuar hienat, që mos ta prishim këtë bisedë tani duke futur dhe hienat se dhe hienë dhe non grata, imagjino. Hiena vetë nuk durohet, jo të jetë dhe non grata, por nuk po i hyjmë kësaj bisede dhe më falni biles që e përmenda”, u shpreh Rama.