Rama: Nisur nga shifrat, kufijtë hapen brenda muajit…

0
5

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se brenda muajit Maj do të hapen të gjithë kufijtë tokësorë për shqiptarët që kërkojnë të lëvizin lirisht. Por sipas Ramës, kjo do varet edhe nga shifrat e ditëve në vijim.,

Nisur nga shifrat që do kemi, brenda muajit Maj do të hapim kufijtë në gjithë vendin dhe shqiptarët që kërkojnë të lëvizin lirisht, mund të udhëtojnë. Gjithmonë kjo do varet edhe nga shifrat“- u shpreh Rama.

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është planifikuar që në 1 qershor për ditën e fëmijëve, të hapen çerdhet dhe kopshtet, por mbetet për t’u parë shifrat se si do të lëvizë kurba. Ndërkohë, ka pasur një paralajmërim edhe për shefat e komisariateve.

“Në 1 qershor duam të hapim kopshtet dhe çerdhe. Por lidhet me rezultatet e numrave.  Nëse del vetëm për vrap, nuk rrezikon të infektohesh, parmbrëmë Liqeni kishte shëtitje në numra shqetësues në orën 07:00. Tiranë është zonë e kuqe, u shkarkua shefi i komisariatit. Thirrje këtyre shefave nuk duhet të bëjnë tolerancë, apo lëre më të mbyllin sytë. Nuk është çështje ngjyrash e kuqe, jeshile”, tha Rama.