Rama mbron Ballukun: Refuzoi Tre Herë Dorëheqjen Pas Akuzave të SPAK

Rama mbron Ballukun: Refuzoi Tre Herë Dorëheqjen Pas Akuzave të SPAK

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se zëvendësja e tij, Belinda Balluku, nuk ka pse të japë dorëheqje, pavarësisht akuzës së ngritur ndaj saj nga SPAK.

“Do pres raportin e Këshillit të Mandateve, për të thënë edhe unë fjalën time”, theksoi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist të enjten.

Ai përsëriti se e ka refuzuar tri herë kërkesën e Ballukut për dorëheqje.

“Belinda Balluku ma ka dorëzuar dorëheqjen tri herë, qysh kur iu ngrit akuza e parë, jo për korrupsion. Akuza nuk është për korrupsion, por për pabarazi në tendera. Pastaj ma ka sjellë përsëri, me shkrim dorëheqjen kur u pezullua dhe pastaj edhe një herë të tretë kur u ripezullua nga mosvendimi i Gjykatës Kushtetuese. E kam hedhur unë tri herë poshtë kërkesën e saj”, shpjegoi Rama.