Rama mbështet vendimin e Kuvendit për Ballukun, ironizon opozitën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka cilësuar të drejtë vendimin e Kuvendit për të rrëzuar kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e ish-ministres Belinda Balluku.
Në një përgjigje ndaj reagimeve të ambasadave kryesore evropiane, kreu i ekzekutivit theksoi se objektivi i qeverisë mbetet i pandryshueshëm: “Shqipëria në BE brenda 2030-ës”.
Rama ironizoi ashpër opozitën, e cila e priti vendimin e Kuvendit me protesta, duke u shprehur se “shoqata e molotovëve të Tiranës ka filluar të flasë edhe në emër të Gjermanisë”. Ai shtoi se Kuvendi e refuzoi kërkesën e SPAK-ut për Ballukun në mungesë të plotë të kushteve për të ndërmarrë një hap kaq ekstrem.