Rama ju jep lajmin e mirë dibranëve: Së shpejti rruga e re Dibër-Librazhd

0
34

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, inspektoi sot nga afër punimet për ndërtimin e rrugës Librazhd-Lunik, e cila do të vijojë më tej deri në Dibër, për të lidhur Librazhdin me Peshkopinë.

Duke shpjeguar detaje nga projekti, Balla e cilësoi atë si një investim shumë të rëndësishëm, duke shtuar se përveçse do të mundësojë lidhjen e Librazhdit me Peshkopinë, do të jetë një ndihmë shumë e madhe edhe për zonat që përshkon.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fedirama.al%2Fvideos%2F1589516864565770%2F&show_text=false&width=560

Ai tha se kjo rrugë është e gjatë 47 kilometra dhe se aktualisht është në proces tenderimi nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh).

Balla u shpreh se fondi i BERZh-it për ndërtimin e kësaj rruge kap shifrën e 15.7 milionë dollarëve dhe do të shërbejë edhe si një rrugë alternative për Rrugën e Arbrit.

Ndërsa njëri nga inxhinierët u shpreh se rruga do të jetë 6 metra e gjerë, me dy bankina me nga 0.75 metra. Ai tha se deri për Vit të Ri, do të jetë mundësuar shtrimi me asfalt deri në Njësinë Administrative Lunik.

Nga ana e tij kryeministri Edi Rama deklaroi se “ky është një ndër ato projekte që ishte thënë dhe stërthënë për dekada dhe që do të finalizohet nga qeveria jonë për t’i dhënë një mundësi të dytë, përveç Rrugës së Arbrit, të gjithë zonës së Dibrës, por njëkohësisht edhe të gjithë zonës së Juglindjes, duke pasur Librazhdin si pikë prej të cilit mund të shpërndahen, se një hapësirë e re hapet nga Shqipëria e pazbuluar. Shpejtësia e ndërlidhjes për njerëzit rritet në mënyrë eksponenciale. Praktikisht gjithë verilindja në pjesën e Dibrës përfiton dy akse strategjike, një me kryeqytetin dhe një me Juglindjen dhe nga ana tjetër e gjithë zona e Juglindjes përfiton nga ky aks strategjik për t’i dhënë hov një ndërveprimi me shumë potencial ekonomik, sepse në këtë hapësirë të mrekullueshme ka shumë potencial për të zhvilluar agroturizmin”.

Ndërkohë përmes një postimi në Facebook’, Rama shkruan rruga pritet të përfundojë brenda 12 muajve.

“🏗🛣RRUGA TJETËR E DIBRËS, do të lidhë brenda 12 muajve Dibrën me Librazhdin dhe do të mundësojë bashkimin e shpejtë të zonës verilindore të Dibrës me juglindjen, duke krijuar një perspektivë të re zhvillimi agroturistik, si edhe kushte të reja për turizmin, ekonominë, tregtinë, qoftë lart për Dibrën qoftë poshtë për Pogradecin e për Korçën, pa harruar edhe përshpejtimin e madh që ky aks sjell për ata që duan të ngjiten lart nga Ohri apo anasjelltas😍
🚧 Njëkohësisht pas shumë dekadash, po ndërtohet aksi që lidh zonën e bukur të Lunikut, me qytetin e Librazhdit dhe rrugën kombëtare, duke hapur një perspektivë të re zhvillimi për krejt këtë zonë të pazbuluar të Shqipërisë, ku natyra e mrekullueshme dhe traditat e çmuara janë një bazë e sigurtë për zhvillimin e agroturizmit🏔 “, – shkruan ai.