Qeveria do të ofrojë 5 mijë lekë shpërblim për pensionistët për festat e fundvitit. Fondi në total kap shifrën e 34 milionë dollarëve shpërblim për pensionistët. Lajmin e dha në konferencën e sotme për shtyp kryeministri Edi Rama.
“Pavarësisht pengesave ne do të vendosim 34 mln dollarë tani për pensionistët. Nuk do heqim asnjë qindarkë nga ajo që kishim planifikuar të jepnim” u shpreh Edi Rama. Kryeministri Rama deklaroi sot në një konferencë për shtyp se buxheti i vitit 2021 është buxheti që ju vjen në ndihmë familjeve në nevojë.