Rama: 30 korriku është kry, PD të mos lodhet duke e kundërshtuar

0

Kryeministri Rama konfirmoi se në seancën e 30 korrikut do të votohet marrëveshja e arritur mes qeverisë dhe opozitës në parlament, ku adresohen disa ndryshime kushtetuese sa i përket reformës zgjedhore.

“Më 30 korrik do të votojmë ndryshimet për të cilat kemi rënë dakord. Duan apo s’duan ata që nga jashtë parlamentit kujtojnë se sa më shumë të bërtasin, do të fitojnë. 30 korriku nuk cenon 5 qershorin. Ajo nuk bllokon ndryshimet që duhen adresuar. Ato nuk preken dhe do të zbatohen siç kemi rënë dakord. Sigurisht që pas votimit të gjithë janë në të drejtën e tyre që të vazhdojnë të diskutojnë”, tha Rama në Parlament.

“PD të mos lodhet duke kundërshtuar 30 korrikun. Ajo është një marrëveshje e nënshkruar, është vullneti i këtij parlamenti që mund të jetë ilegjitim për Ilir Metën sipas rastit. Kemi qenë dhe mbetemi gjithmonë për dialog. Nuk kam refuzuar unë ndonjëherë të ulem me Lulzim Bashën, ka refuzuar Basha të ulet me mua. Peng PS, shumicën dhe qeverinë nuk e merr dot askush”.

Kryeministri tha se ndryshimet e reja nuk cenojnë koalicionet. “Të drejtën për t’u bashkuar nën një çadër nuk do ta heqim, por edhe këtë do ta sanksionojmë në kodin zgjedhor. Sigurisht që janë të ftuar, të na bashkohen në diskutim, të na ofrojnë opsionet e tyre”, shtoi Rama.