Ballina AKTUALITET Rafting në lumin Drin i Zi në Dibër

Rafting në lumin Drin i Zi në Dibër

0

 Sported ekstreme po bëhen çdo ditë e më të preferuarat sa i përket fushës së turizmit. Ato tërheqin vëmendjen e turistëve të huaj të cilët vendosin t’i shijojnë në vendin tonë. Këta turist kanë mbërritur në Dibër teksa po provojnë sportin e vështirë të rafting në lumin Drin i Zi. Të shoqëruar nga guida lokale, familja amerikane e cila jeton në Hollandë ka vendosur të shijojë lundrimin në lumin Drin i Zi që nga Gjorica drejt rrjedhës së lumit. Tom, thotë se është i mrekulluar deri tani nga Shqipëria ku ka vizituar disa vende, duke nisur nga bregdeti.

“Ne jemi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por jetojmë në Hollandë, prej tri vitesh. Jemi të apasionuar pas udhëtimeve. Kësaj radhe zgjodhëm Shqipërinë e cila na ka pëlqyer jashtë mase. Kemi parë pjesën e jugut të Shqipërisë ku jemi larë në detë. Tani po provojmë aventurën e rafting në lum. Ky ishte një udhëtim që u nisëm të shohim pjesën e plazhit, por me kërkime në internet, gjetëm edhe këtë vend për të bërë rafting. Dita ka nisur shumë mirë dhe shpresojm të kënaqemi. Për neve më bukur është mali deri tani. Do të qëndrojmë katër ditë në Shqipëri”.

Edhe vajza e familjes amerikane është e lumtur për këtë udhëtim me familjen e saj.

“Këtu është shumë bukur. Unë po udhëtoj me familjen time, me prindërit dhe motrën. Ishte shumë bukur të shikonim plazhet e po ashtu edhe malet. Jam shumë e lumtur që po përjtojmë shumë gjëratë bukura këtu”.

Exit mobile version