Lumi Drin i Zi në Dibër, tashmë nuk është vetëm për pushues që shfrytëzojnë atë për tu freskuar gjatë ditëve të nxehta të verës, por edhe për të zhvilluar një sport të aventurës siç është Rafting.
Prej ditësh në këtë lum zhvillohet sporti i Rafting me kajake. Të rinjë të zonës por edhe të ardhur nga Tirana shijojnë luginën e Drinit por edhe adrenalinën që ju krijohet gjatë lundrimit në këtë lum. Duke qenë se lumi ka sasi të madhe uji, lundrimi në të bëhet më i lehtë dhe se sport ii Rafting atje po rritet çdo ditë.
Organizatorët e këtij sporti thanë se kërkesat vijnë në rritje çdo ditë dhe për këtë të krijohet një degë e këtij sporti edhe në Dibër.
Pjesa më e vështirë ajo që u jep më shumë adrenalinë është në fshatin Gradec, ku lumi bëhet i rrëmbyeshëm. Lumi Drin përshkon Dibrën mes për mes dhe nga dalja në kufirin e Maqedonisë së Veriut deri në Kukës ka një gjatësi prej 75 km.