Radoveshi probleme me furnizimin me energji elektrike
Banorët e fshatit Radovesh në Njësinë Administrative Ostren të Bashkisë Bulqizë ankohen për problemet që kanë me furnizimin me energji elektrike. Sipas banorëve, situata vazhdon të jetë problematike prej 30 vitesh pasi nuk ështëbërë asnjë investim i duhur që ta zgjidhë përfundimisht problemin. Altin Rama banorë i fshatit Radovesh tregon se 2/3 e muajit e kalojnë në errësirë për shkak të problemeve që ka rrjeti përcjellës i enegjisë elektrike. Altini shprehet se të gjithë banorët e paguajnë rregullisht energjinë, ndërsa në këmbim nuk kanë marrë asnjë investim. Shtyllat mbajtëse sipas banorëve janë dëmtuar vazhdimisht ndërsa janë vetë ata që kanë ndërhyrë. Altin Rama kërkon që ky problem të zgjidhet njëherë e mirë dhe të investohet nga OSHEE me linjë kabllore ashtu siç është bërë në shumë zona të tjera jo vetëm të Bulqizës por në të gjithë Shqipërinë.
Tjetër problem që ngrenë banorët e këtij fshati është edhe furnizimi me ujë të pijshëm, çka i ka detyruar ata të vendosin çisterna.