RADHË TË GJATA NË DOGANËN E BLLATËS, QYTETARËT DYNDEN DREJT MAQEDONISË SË VERIUT PËR KARBURANT
Radhë të gjata automjetesh janë krijuar në doganën e Bllatës, që lidh Shqipërinë me Maqedonia e Veriut. Sipas informacioneve të siguruara në terren, vargu i makinave shtrihet nga rrethrrotullimi i Maqellarës deri në Dibra e Madhe, duke kaluar mbi 10 kilometra në të dyja krahët e kufirit. Fluksi i lartë i lëvizjes vjen pasi banorët e qarkut të Dibrës janë nisur masivisht drejt shtetit fqinj për t’u furnizuar me karburant. Burime bëjnë me dije se çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut është rreth 700 lekë më i ulët për litër krahasuar me Shqipërinë, çka nxitur këtë lëvizje të pazakontë. Ndërkohë, situata paraqitet problematike edhe në pikat e karburantit në territorin maqedonas. Raportohet për radhë të gjata automjetesh me targa shqiptare, ku drejtuesit e mjeteve presin deri në 3 orë për t’u furnizuar. Sipas burimeve disa pika karburanti në Maqedonia e Veriut janë drejt boshatisjes për shkak të kërkesës së lartë per karburant Autoritetet kufitare po punojnë për menaxhimin e fluksit, ndërsa qytetarët përballen me pritje të gjata dhe trafik të rënduar .