Raboshta i thotë lamtumirë Burrelit, bashkohet me rivalët e matjanëve

0

Sulmuesi Jasmin Raboshta është larguar përfundimisht nga ekipi i Burrelit për tju bashkuar rivalëve të së njëjtës kategori, Erzenit.

Burime për Mattv.al bëjnë me dije se drejtuesit matjanë ishin në negociata prej kohësh por disa kërkesa të tepruara të sulmuesit bënë që kjo tratativë të dështonte.

Sulmuesi Raboshta ishte një nga pikat më të forta të matjanëve teksa do jetë mjaft e vështirë zëvëndësimi me një sulmues të së njejtit kalibër.

Shkodrani ju bashkua Erzenit i cili ne afrimin edhe të trajnerit Nevil Dede me siguri do jetë një rival i Burrelit në luftën për Superioren.