Qyteti i Burrelit nën mbikqyrje. Vendoset sistemi i monitorimit me kamera nga Bashkia

0
26

Për herë të parë në Bashkinë e Matit do të ketë një sallë operative të policisë bashkiake. Tashmë kjo strukturë do të funksionojë si salla operative në komisariate. Bashkia e Matit ka zbatuar një projekt duke vendosur kamera monitorimi në të gjitha kryqëzimet e qytetit që nga ish agjensia, kthesa e Daçit, pranë Muzeut Historik Mat dhe rrugët e brendshme. Po ashtu nën monitorim të policisë Bashkiake janë edhe kopshtet e çerdhet e qytetit të Burrelit. kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj tha se me krijimin e kësaj sale, synohet të rriten parametrat e sigurisë në qytet si dhe institucionet publike ku janë vendosur kamerat e monitorimit. Sipas Malajt operativët do të jenë nonstop aty si dhe do të koordinojnë punën me efektivët në terren dhe komisariatin e policisë së Matit.
Paralel me ndërtimin e sallës operative, kryebashkiaku Malaj tha se është krijuar edhe një aplikacion mobile për denoncime të ndryshme nga qytetarët, qoftë për trafikun rrugor, abuzime të administratës, dëmtimi i pronës publike etj. krahasa këtij funksioni aplikacioni që momentalisht shkarkohet vetëm në celularët android, do të jetë në funksion edhe të atyre që duan të vizitojnë Matin, ku do të kenë gjithë informacionin e nevojshëm, për qytetin, trashëgiminë, turizmin etj.