QKF “Ymer Neli” Mat, aktivitet kushtuar 7 dhe 8 Marsit

QKF “Ymer Neli” Mat, aktivitet kushtuar 7 dhe 8 Marsit

Qendra Kulturore e Fëmijëve Mat organizoi me rastin e festave të 7 dhe 8 Marsit një aktivitet artistik kushtuar dy figurave më të dashura të shoqërisë, mësuesit dhe nënës. Aktiviteti u zhvillua në mjediset e jashtme të kësaj Qendre Kulturore, me pjesmarrjen e nxënësve që e frekuentojnë atë, të prindërve e përfaqësuesve të pushtetit vendor. Më pas fëmijët e QKF Mat shprehën talentin e tyre në këngë kushtuar mësuesit dhe nënës, kërcime me motive tradicionale dhe në instrumenta të ndryshëm muzikor. Në fund u bë edhe ndarja e certifikatave për pjesmarrësit në kampionatin e lojës së shahut, organizuar nga QKF “Ymer Neli” Mat, në bashkëpunim me shkollat 9-vjeçare dhe zyrat vendore të arsimit në Mat e Klos. Aktivitetin e përshëndetën edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Mat, Elson Reçi, si dhe Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Artit dhe Sportit, Sokol Meta.