QKF Mat hap dyert për nxënësit që duan të jenë pjesë e kurseve falas
Qendra Kulturore e Fëmijëve Mat ka hapur dyert për të pritur në sezonin e ri nxënësit që kanë dëshirë të bëhen pjesë e kurseve falas që ofrohen në këtë qendër. Drejtoresha e Qendrës Kulturore të Fëmijëve Mat, Anduena Sefgjini tha se të gjithë nxënësit në klasën e pestë e lart mund të bëhen pjesë e kurseve të pikturës, skulpturës, kërcimit, instrumentave muzikore popullore etj. Regjistrimet kanë nisur dhe se pas pak ditësh do të nisin kurset rregullisht nga instruktorët pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve Mat.
Kurset e instrumentave muzikor, pikturës, skulpturës etj do të zhvillohen çdo ditë pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve Mat nga e hëna në të premte.