Qirinj në nderim të viktimave të tërmetit në Turqi e Siri

0
19

  E hëna ishte shpallur ditë zie kombëtare nga Qeveria Shqiptare dhe falamuri ynë u ul në gjysmështizë për të nderuar mijëra viktima që humbën jetën si pasojë e tërmeteve tragjike në kufirin turko-sirian me datë 6 Shkurt.

Dita u mbyll me një gjest homazh i zhvilluar në të gjithë vendin.

Institucionet shtetërore organizuan ndezje qirinjsh për shpirtrat e humbur nga kjo fatkeqësi natyrore që ka tronditur mbarë botën. Në shumë nga institucionet u ndezën qirinj në dritare dhe ballkone.

Punonjës të administratës si dhe qytetar iu bashkuan nismës dhe ndezën qirinj në sheshin “Kastriotët” për të treguar solidaritet me popujt e Turqisë dhe Sirisë që humbën të afërmit e tyre në lëkundjet tragjike të një jave më parë.

Veç homazheve të zhvilluara në të gjithë vendin tonë me ndezje qirinjsh, ka nisur prej ditës së hënë edhe një fushatë ndërgjegjësuese për grumbullimin e sa më shumë ndihmave që do të dërgohen në zonat e prekura nga tërmeti i mëngjesit të 6 Janarit në Turqi dhe Siri.Dritan Kurti