Ballina SOCIALE Qindra hektar pishë të prekura nga procesionarja në Kurdari

Qindra hektar pishë të prekura nga procesionarja në Kurdari

0

Sëmundja e procesionares ka prekur me mijëra masive pyjore me pishë të zezë. Qindra hektar pish nuk i kanë shpëtuar këtij insekti të rrezikshëm edhe në fshatin Kurdari të Njësisë Administrative Suç në Bashkinë e Klosit. Pamjet e këtij masivi pyjor halor janë vërtetë të trishtueshme teksa sheh drurët e pishës si të ishin të dekoruar si bredh i vitit të ri.

Çdo dru pishë është i prekur në mbi pesë qeska me larva të procesionares. Ish Administratori i Njësisë Administrative Suç, Ilirian Çeliku bën apel për ndërhyrje. Ai i kërkoi pushtetit vendor dhe shoqatave të ndryshme, të ndërhyjnë me metodën mekanike e cila ka kosto më të ulet dhe është më e mundshme se metodat biologjike e kimike.

Lufta ndaj procesionares është një luftë e dështuar deri tani pasi ajo jo vetëm nuk është zhdukur, por është përhapur në masë të jashtëzakonshme në masivet pyjore me pishë të zezë në të gjithë vendin.

Exit mobile version