Qeveria e Kosovës në një mbledhje të jashtëzakonshme ka marrë vendim të ndajë 500 mijë euro për t’i dal në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit të mbrëmshëm, raporton Ekonomia Online.Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj tha se ka kërkuar që të mobilizohen edhe institucionet në vend në rast të ndonjë tërmeti edhe në Kosovë.Një termet i cili u përcoll me 17 lëkundje të njëpasnjëshme, magnituda e të cilit arriti 6.4 shkallë ka goditur Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të së martës.Deri më tani nga ky tërmet i rëndë janë shënuar 13 viktima dhe rreth 600 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.