Qentë endacakë kthehen në rrezik serioz për qytetarët e Bulqizës

0
23

Qent endacakë vijojnë të jenë një shqetësim i madh për qytetarët e Bulqizës. Sipas qytetarëve rrezikshmëria që paraqesin është shumë e lartë, pasi kanë kafshuar shumë persona duke iu rrezikuar seriozisht edhe jetën. rasti më i freskët është i një minatori një ditë më parë i cili teksa është nisur për në punë, është sulmuar nga qent duke e kafshuar në tre vende të ndryshme, kokë, këmbë e bark. Qytetarët kërkojnë që Bashkia Bulqizë të marrë masa urgjente dhe të mos presë që të ketë viktima nga kafshimi i qenëve të rrugës. Shqetësuese situata është edhe për fëmijët që luajnë brenda hapsirave të lagjeve, ku dhe ka prani të shumtë të qenëve endacakë. Qent endacakë në Bulqizë kanë qenë vazhdimisht problem për qytetarët e Bulqizës ku me dhjetra persona kanë përfunduar në spital si pasojë e kafshimit prej tyre.