Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut ndalet në Bashkinë Mat

0
29

  Në kuadër të fushatës kombëtare për dhurimin vullnetar të gjakut, Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut është ndalur në Bashkinë e Matit. Stafi i kësaj bashkie i është bashkuar fushatës ku shumë prej tyre bënë dhurim vullnetar të gjakut. Ndërkohë, jo të gjithë mund të dhurojnë gjak pasi ka kategori të cilat janë të përjashtuara. Grupmosha e cila mund të dhurojë gjak është nga mosha 18 deri në 65 vjeç, ndërsa të përjashtuar janë personat mbi këtë moshë dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike, apo janë me mjekim antibiotik. Mjekja Zhaneta Abazaj tha se kjo fushatë do t’i shërbejë qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut të ketë rezerva për fëmijët talasemik, por edhe për persona të tjerë në spitalet e vendit.

Fushata për grumbullimin vullnetar të gjakut do të vijojë edhe në bashkitë e tjera të vendit, ndërsa qytetarëve ju bëhet apel të dhurojnë vullnetarisht pranë spitalit më të afërt, pasi një ditë mund të ketë nevojë gjithkush.