Prej të paktën 6 vitesh në të gjithë vendin janë hapur Qendra të Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore. Këto qendra ofrojnë shërbim ligjor falas për disa kategori të shoqërisë. Edhe në Mat, është hapur zyra e Qendrës së Shërbimit të Ndihmës Juridike Falas. Ajo është e vendosur në objektin e ish Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, ku pret qytetarët çdo ditë nga e hëna në të premte. Punonjësi me Trajnim të Posaçëm, Artan Ballabani tha se qendra është e hapur për të gjithë personat që përfitojnë shërbim ligjor falas, si në dhënien e informacionit ashtu edhe në asistimin e marrjes së shërbimit ligjor pa paguar asgjë. Disa nga kategoritë përfituese janë, viktimat e abuzuar seksualisht, viktimat e mirut në konflikt me ligjin, viktimat e dhunës në familje etj.
Nga ana tjetër, Ballabani tha se bashkëpunimi i kësaj qendre nën varësi të Ministrisë së Drejtësisë është me të gjitha institucionet e tjera.