DREJTORI FATMIR NELI: REGJISTROHUNI, NJË MUNDËSI E ARTË PËR TË GJITHË
Qendra e Formimit Profesional Mat, një projekt ky i Bashkisë Mat, me mbështetjen e Bashkimit Europian dhe të Vizion OJF, është në prag të përmbylljes së kurseve të para dhe çeljes së aplikimeve për kurset e fazës së dytë në Grafik Dizajn, Automekanikë, Hidraulikë dhe Kuzhinë. Ndërsa synohet që të hapet edhe kursi i ri i “Udhërrëfyesit turistik“ për guidat turistike. Sipas drejtorit Fatmir Neli, kjo Qendër kursesh profesionale është një mundësi e artë për të gjithë: Më pas drejtori i QFP Mat foli për vizionin dhe misionin e këtij institucioni, që jo vetëm synon aftësimin dhe formimin profesional tw kursantit, por i gjendet pranë atij edhe pas përfundimit të kursit, përmes trajnimeve dhe uorkshopeve për akses në tregun e punës, por edhe lobimeve pranë Zyrave të punës dhe rreth 15 bizneseve, me të cilat Qendra operon. Kursantët kanë patur akses të zhvillojnë një sërë vizitash në qendra pune e biznesi për ta prekur në realitet profesionin që do të ushtrojnë nesër. Kështu, kursi i Kuzhinës është bërë pjesë e projekteve të gatimeve në bizneset restorante në disa raste. Kursi i Hidraulikës ka zhvilluar orë të tëra praktike në implementimin e projektit të rrjetit të ri të ujësjellësit Mat dhe në veprën e marrjes së ujit në Vinjollë. Kursi i Grafik Dizajn u ftua përveç të tjerash dhe për një vizitë mësimore në një nga qendrat lider të dizajnit grafik në Tiranë, etj.
Kursantët që kontaktuam u shprehën të kënaqur me kompetencat profesionale që kishin arritur gjatë ndjekjes së kurseve pranë QFP Mat.
Kursin e Kuzhinës e gjetëm në gatim e sipër të recetave sipas programit të praktikës mësimore, ku instruktori me përvojë Ismail Buci dhe kursantët e tij na folën për mundësitë që ofrohen nga ky Kurs, duke u bërë thirrje dhe të tjerëve për t‘u regjistruar. Ndërsa 60 kursantët e kohortës së parë të kurseve pranë Qendrës së Formimit Profesional, Mat, janë tashmë në prag të certifikimit me Certifikata unike si asnjë Qendër Profesionale në Shqipëri, pasi mbajnë si vlerw tw shtuar logon e BE-së, Drejtori i Qendrës Fatmir Neli u bën thirrje të gjithëve, e në veçanti të rinjve e punëkërkuesve të papunë të vijnë të regjistrohen në sezonin e ri të kurseve që hapet për pak ditë, ku premton se nuk do të mungojnë përveç shërbimit arsimor cilësor edhe mjaft investime e partneritete të reja në drejtim të aftësimit profesional të kursantëve për tregun e punës.
Fatmir NELI