Efektivi i policisë së Shqiponjave Nevaldo Hajdaraj, i cili ekzekutoi me armën e shërbimit tre netë më parë Klodian Rashën në Tiranë do të përballet sot me trupën gjykuese, e cila do të japë masën e sigurisë.
Seanca pritet sot në orën 13:30 ku gjyqtarët do të vlerësojnë provat e prokurorisë për të vendosur më pas se si do të vijohet me gjykimin e 31-vjeçarit, i cili sipas SHÇBA-së veproi në shkelje të ligjit për përdorimin e armëve të zjarrit duke vrarë Klodian Rashën.
Klodian Rasha u qëllua dy herë nga efektivi i “Shqiponjave” Nevaldo Hajdaraj pak pas mesnatës së të martës duke mbetur i vdekur në vend duke shkaktuar reagime të forta në vend.