Qëllohet me breshëri kallashnikovi banesa e Ardian Çapjes në Elbasan. Mësohet se ai ka mbetur i plagosur nga plumbat dhe është transportuar me urgjencë në drejtim të Spitalit të Elbasanit.
Çapja ka qenë në banesën e tij kur është qëlluar me armë nga një automjet në lëvizje. Burime bëjnë të ditur se Ardjan Çapja, 55 vjeç, po transportohet drejt Tiranës për mjekim më të specializuar, pasi ka marrë plagë të rënda në trup.
Ende nuk dihen autorët e kësaj ngjarje.
Forca të shumta policie kanë blinduar qytetin e Elbasanit. Ndërkohë që pak sekonda pas ngjarjes, është djegur një automjet në lagjen Fushë-Mbret. Makina dyshohet e autorëve.
Në makinë ka patur plumba dhe gjatë djegjes është plagosur një zjarrfikës pasi kanë shpërthyer.
Në tre vitet e fundit ky është atentati i tretë ndaj të fortit të Elbasanit. Edhe dy atentateve të mëparshme ai ka mundur t’iu shpëtojë, ndërkohë që situata e kriminalitetit në Elbasan herë pas here eskalon në atentate dhe vrasje mafioze, nga përplasja mes bandave.16