
Qarku i Dibrës është përfshirë nga reshjet e borës prej dy ditësh. Por dëbora ka rënë në lartësi deri në 700 metra mbi nivelin e detit, duke mos krijuar problematika për banorët e zonave të thella.
Në Dibër reshje të pakta ka patur në njësitë administrative të Lurës, Kalasë së Dodës, Selishtës e një pjesë të Sllovës. Por në këto njësi nuk raportohen bllokime të rrugëve, ndërsa banorët vijojnë lëvizjen normalisht drejt zonave urbane.
Reshje të pakta dëbore janë shënuar edhe në disa fshatra të thellë të Bulqizës si Njësisë Amdinistrative Zerqan si Tërnovë e Madhe e Tërnovë e Vogël, njësia administrative Ostren etj.
Edhe në këto zona nuk raportohen problematika me lëvizjen e automjeteve, ndërsa ka herë pa here shkëputje të energjisë elektrike.
Në Mat e Klos reshjet e dëborës nuk kanë përfshirë zonat e banuara duke bërë që të mos krijohen problematike prej saj.