Është mbledhur këtë të premte në qytetin e Peshkopisë taskforca e luftër kundër kultivimit të kanabisit. Taskforca në nivel qarku drejtohet nga prefekti dhe përbëhet nga përfaqësues të institucioneve vendore e atyre qëndrore në nivel vendor. Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu tha se detyrat mbeten të qarta në çdo nivel.
Nga ana e tij, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, Skënder Hita, bëri të ditur planin e veprimit të këtij viti, të luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.
Të pranishëm në këtë takim, drejtuesit e bashkive dhe përfaqësuesit e tjerë, shprehën angazhimin maksimal për të punuar në parandalimin e fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike.