Rekamë

Policia Rrugore e Qarkut Dibër ka vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të këtij territori. Si rezultat i shtimit të patrullimeve në të gjitha akset rrugore të qarkut, duke përdorur aparat fotografik dhe alkooltestues, është arrestuar në flagrancë një shtetas i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe është proceduar në gjendje të lirë një tjetër i cili drejtonte mjetin pa u pajisur me leje drejtimi.
Gjithashtu janë proceduar administrativisht 613 drejtues automjetesh të cilët janë konstatuar duke kryer shkelje të Kodit Rrugor. Vihet re që numri më i madh i masave administrative është për parakalime të gabuara me 133, ndjekur për pushim/qëndrim të gabuar, me plot 130 gjoba. 95 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 11 të tjerë për përdorim të aparateve telefonike gjatë udhëtimit.
Policia Rrugore e Dibrës apelon për drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.