
Është vetëm pak kilometra nga kryeqyteti, Qafa e Murrizit që është kufiri ndarës midis Matit dhe Tiranës po vizitohet këto ditë nga dhjetra qytetar. Shumë prej tyre, enkas pasi zona është e mbuluar nga dëbora.
Qafa e Murrizit nuk është vetëm një vend problematik kur ka reshje dëbore dhe bllokohet qarkullimi rrugor në Rrugën e Arbrit, por është kthyer edhe në një atraksion turistik ditor për të gjithë qytetarët e Tiranës. Ndonëse temperatura shënojnë deri në -6 gradë celcius në një lartësi me 1240 metra mbi nivelin e detit dhjetra qytetarë kanë ardhur për të shijuar peizazhin e bukur të kësaj zone, kësaj pike të lartë, në të cilën në një anë mund të shohësh Tiranën dhe në anën tjetër, Luginën e Matit.
Vizitorët shprehen se peisazhi është i mrekullueshëm dhe ndodhet shumë më afër kryeqytetit, krahasuar me desyinacionet e tjera dimërore të Veriut apo juglindjes.
Duke qenë se temperaturat janë shumë të ulta, qëndrimi i vizitorëve nuk është i gjatë. Në këtë one mungojnë hapsirat akomoduese, ndaj dhe është vetëm atraksion ditor.
Dritan Kurti