Qaf Buall – Krastë, rruga që nuk po përfundon kurrë

Qaf Buall – Krastë, rruga që nuk po përfundon kurrë

Sistemim Afaltimi i rrugës Qaf Buall – Krastë nisi në muajin Mars të vitit 2024. Zbatimi i këtij projekti sipas kontratës mes Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe firmës zbatuese duhej të mbyllej për 13 Muaj, pra prakishtikisht në Prill të vitit 2025. Por ndonëse ky afat është tejkaluar, në horizont duket shumë larg përfundimi i kësaj rruge. Një pjesë e rrugës është zgjeruar dhe i është nënshtruar rehabilitimit të shtresave të zhavorit, por ka ende shumë segmente që nuk janë prekur fare. Vazhdimisht drejtuesit e automjeteve dhe banorët e Martaneshit janë ankuar për ritmin shumë të ngadaltë të kompanisë në zbatimin e projektit. Kontrata me ARRSH është lidhur me tre kompani, B.O.E “BE-IS” sh.p.k, “Ergi” sh.p.k dhe “Vëllezërit Hysa” sh.p.k. Një rrugë me gjatësi 16 kilometra duhej të ishte përfunduar me kohë, por mesa duket edhe këtë dimër banorët e Martaneshit do të përdorin rrugën me çakëll. Drejtuesit e mjeteve kërkojnë që asfaltimi të bëhet sa më parë.

Sistemim asfaltimi i kësaj rruge do t’i kushtojë buxhetit të shtetit mbi 11 milion euro, ndërkohë që afatet për përfundimin e saj shtyhen vazhdimisht.