Pyjet e djegura gjatë verës, prefekti Shehu: kemi orjentuar bashkitë të bëjnë ripyllëzimin

Pyjet e djegura gjatë verës, prefekti Shehu: kemi orjentuar bashkitë të bëjnë ripyllëzimin
Dhjetra zjarre përfshinë pyjet e Qarkut Dibër gjatë këtij viti që në muajt e pranverës e deri në fund të verës. Prefekti Nexhbedin Shehu në cilësinë edhe të kreut të shtabit të mbrojtjes civile për Qarkun Dibër, tha se janë dhënë të gjitha udhëzimet e nevojshme si dhe ju është kërkuar Bashkive që të hartojnë plane dhe të nisin punën që në muajin Dhjetor për ripyllëzimin e zonave të përfshira nga flakët. Shehu shtoi se ky plan do të përfshijë zonat që janë në pronësi të bashkive, ndërsa zonat e mbrojtura do të trajtohen për rivitalizim nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura. Po ashtu, prefekti Nexhbedin Shehu tha se bashkitë kanë buxhet të dedikuar për ripyllëzimin e pyjeve jo vetëm ato të djegura së fundmi por edhe për ato që janë djegur viteve të kaluara. Zjarret e këtij viti kanë djegur me dhjetra hektarë pyje me dushqe, shkurre por edhe halore në të gjithë Qarkun Dibër.