
Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Bulqizës pas aksidentit me pasojë vdekje të një minatori në një subjekt minerar, ngjarje e ndodhur pasditen e së hënës.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestuan në flagrancë shtetasit F. H., 50 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë Drejtues teknik i një subjekti minerar dhe B. T., 44 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë brigadier.
Arrestimi i tyre u bë pasi, nuk kanë marrë masa për zbatimin e sigurisë e të mbrojtjes së jetës e të shëndetit të punonjësve, si dhe nuk kanë ushtruar kontrolle për të siguruar vendin e punës, ku si pasojë në galerinë nr16, u aksidentua me pasojë vdekjen shtetasi K. L., 52 vjeç, i cili mbante detyrën e zjarrmëtarit.