
“Puna të mban në formë”- kjo është motoja me të cilën 80-vjeçari Elez Elezi, nga fshati Bërshi i Klosit, po jeton moshën e tretë. Edhe pse ai nuk ka nevojë për të siguruar të ardhura ekonomike, Elezi shprehet se njeriu duhet që të punojë aq sa ka fuqi për të gjithë jetën. Edhe pse ka mbi supe afro një shekull jetë, Elez Elezi thotë se çohet çdo ditë në orën 6 të mëngjesit dhe del të punojë në bujqësi. Ai shton se nuk vuan nga asnjë lloj sëmundje dhe për këtë meritat i ka mbajtja e trupit në aktivitet fizik duke punuar çdo ditë.
I moshuari Elezi kujton edhe kohën e para viteve ‘90-të kur thotë se 8 fëmijët i ka rritur me shumë mundim duke bërë çdo lloj pune në kooperativën bujqësore të kohës.
80-vjeçari Elez Elezi ka një mesazh për të gjithë ata që nuk e kanë qejf punën…….