Rekamë

Pjesa e vetme e rrugës së Arbrit në të cilën ende nuk është hapur qarkullimin e të gjitha automjeteve është ajo nga ura e Vashës deri ë Qafën e Buallit.

Për këtë segment të rrugës së Arbrit janë lëvruar pak muaj më parë 10 milion Euro në mënyrë që të bëhej rivitalizimi i skarpatave të cilat ishin të rrezikshme për përdoruesit e rrugës dhe kjo e fundit nuk mund të hapej pa ndërhyrje në skarpata.

Por edhe pse puna ka nisur paralelisht edhe për shtrimin e të gjithë trasesë, ndërtimi i vepreve të artit dhe rivitalizimit të skarpatës, ajo po ecën me ritme të ngadalta.

Punëtorë të firmës po punojnë për ndërtimin e mureve mbrojtëse ndërsa në dy tunelet pranë urës së Vashës po punohet për instalimin e ndriçimit.

Të gjithë ata që i drejtohen Bulqizës e Dibrës nga Tirana nëpërmjet rrugës së Arbrit vazhdojnë të përdorin rrugën e vjetër nga ura e fshatit Fshat.

Vënia në fundksion e segmentit të fshatit Plan i Bardhë të rrugës së Arbrit do ta shkurtonte akoma më shumë distancën mes Dibrës e Bulqizës me Tiranën.

Enver Doçi