Publikohen studimet, personat me këtë grup gjaku rrezikojnë më pak nga koronavirusi

Publikohen studimet, personat me këtë grup gjaku rrezikojnë më pak nga koronavirusi

Revista shkencore “Blood Advancet” ka publikuar në numrin e fundit të saj rezultatet e dy studimeve për t’i dhënë përgjigjes pyetjes se personat me cilin grup gjaku janë më të predispozuar për t’u infektuar me koronavirus.

Një nga studimet, që bazohet në rezultatet e 500 mijë personave të konfirmuar pozitivë me Covid-19 në Danimarkë tregon se njerëzit me grupin e gjakut O janë më pak të infektuar se personat e tjerë me grupet e tjera të gjakut.

Ndërsa studimi i dytë, i bazuar tek pacientët e hospitalizuar në Kanada ka arritur në përfundimin se njerëzit me grupet e gjakut A ose AB mund të pësojnë simptoma më të rënda nga koronavirusi se ata me grupe 0 dhe B.