Matt.al publikon fotot e pengmarrjes dhe nxjerrjes të trupit te pajete te jan prenges ne Kompeksin Golden ne Shijak. Kjo është prova më e fortë e prokurorisë që ka ngritur akuzën ndaj të arrestuarve, edhe pse trupi i Prengës nuk është gjetur pas afro një muaj kërkimesh. Pamjet jane te kamerave te sigurise, nderkohe që ekspertet kanë zbardhur edhe dinamiken e levizjes së autorëve si dhe rolet e tyre. Këto pamje janë prova kryesore qe prokuroria ka në dorë, të cilën prokuroria e ka vendosur para gjykatës për të vërtetuar lidhjen e të arrestuarve dhe personave në kërkim si të përfshirë në rrëmbimin e Jan prenges. Personat e perfshire ne kete ngjarje kanë ndërruar rrobat që mbanin veshur si dhe kanë fshirë gjurmet me solucion.
Jan Prenga nuk ka patuar asnje precedent penal dhe shkak per rrembimin e tij eshte bere nje sasi e madhe kokaine prej 283 kilogramës e mbajtur peng ne Mbreterine e Bashkuar nga vellai i tij. Nga hetimet për rrëmbimin dhe zhdukjen e jan prengës janë shpallur në kërkim 10 persona që dushohet se kanë marrë pjesë në këtë ngjarje të rëndë.m Mes personave në kërkim është Dritan Rexhepi, Gentian Doçi, Artan e Ardian Doçi, Altin Hajri, Gentian ose Nik Bleta, M.Bajri si dhe disa persona te tjere.