Statistikat e publikuara sot nga Ministria e Shendetesise treguan ulje te numrit te te infektuareve ne 24 oret e fundit, krahasuar me nje dite me pare. Jane dy qarqe te cilat akoma nuk kane asnje te infektuar, qarku Diber dhe ai i Gjirokastres. Por çfare e mban te “pamposhtur” konkretisht qytetin e Burrelit nga rreziku ” Koronavirus”?
Ne fakt qe ne fillimin e perhapjes se pandemise ne vend, qytetaret matjan reduktuan drastikisht daljet e panevojshme jashte shtepise. Oraret e daljes nga shtepia u respektuan ne maksimum. Edhe sot qe ndryshuan edhe rregullat ku mund te dale vetem nje person nga familja dhe ai duhet te kete nje “leje” nga policia e cila merret online u vu re nje ulje akoma me e ndjeshme e qarkullimit te automjeteve por edhe te kembesoreve.
Edhe OBSH e sheh si masen me te mire per te ndaluar Covid-19 respektimin e masave te vendosura nga autoritetet dhe qendrimin ne shtepi te popullates.
/Arlindo VANI
Ne vijim, harta e qyteteve te infektuara nga Covid-19
– Tiranë 124 raste
– Durrës 14 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Fier 23 raste
– Kavajë 4 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 14 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 7 raste
– Lezhë 5 raste
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 3 raste
– Mirditë 1 rast