PS ndez motorët e fushatës, Rama mbledh drejtuesit e qarqeve

0

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur të gjithë drejtuesit e qarqeve në selinë rozë në kryeqytet.

Kjo mbledhje vjen pas ndryshimeve të bëra me drejtuesit politik, pas dy mblehjeve që u zhvilluan në qytetin e Elbasanit. Në Shkodër u caktua Ilir Beqaj, në Lezhë ish-ministrja Lindita Nikolla, ndërsa në Durrës, kryeministri i mori vetë frenat në duar.

Në mbledhjen e sotme, mësohet se kreu i qeverisë do të japë porosi të qarta në lidhje me zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 25 prill në vitin 2025. Por, ende nuk dihen detaje konkretë nga kjo mbledhje.

Drejtuesit politikë në qarqe janë:

TIRANË- Erjon Veliaj,  Elisa Spiropali, Ervin Bushati

DURRËS- Kryeministri Edi Rama (përkohësisht)

ELBASAN- Taulant Balla

FIER- Gramoz Ruçi

BERAT- Blendi Klosi

KORÇË- Niko Peleshi

VLORË- Damian Gjiknuri

GJIROKASTËR- Bledi Çuçi

LEZHË- Lindita Nikolla

DIBËR- Olta Xhaçka

KUËKS- Safet Gjici

SHKODËR– Ilir Beqaj