Prurjet e mëdha nga shiu, HEC-et e Ulzës dhe Shkopetin hapin portat

0

Reshjet e pandërprera të shiut kanë detyruar që HEC-et Ulëz e Shkopet të hapin portat. Ndryshe nga dy javë më parë, Hidrocentrali i Ulzës pati sasi më të madhe të shkakrimit të ujit pasi njëra nga portat ishte e gjitha e hapur.
Ndërkohë, sasia e prurjeve dhe shkakrimeve në këto HEC-e nuk bëhet publike për shkak se ato janë nën administrimin e kompanisë Turke. Megjithatë, burime të brendshme thanë se sasia e shkarkimeve të sotme ka qenë disa qindra metërkub, për shkak se edhe prurjet ishin shumë të mëdha.
Shkakrime të ujit pasi ka arritur nivelin maksimal ka patur edhe në Hidrocentralin eShkopetit, duke bërë që niveli i lumit Mat të rritej ndjeshëm në rrjedhën e tij deri në detin Adriatik.
Ndalimi i reshjeve pritet të ulë nivelin e ujit i cili ka shkakruar përmbytje të tokave bujqësore në zonën e Kurbinit dhe të Lezhës.