Ministria e Arsimit ka publikuar tashmë edhe rezultatet e fundit të “Maturës Shtetërore 2019”, ato të provimit me zgjedhje, të cilat u zhvilluan më 24 qershor.
Në provimin e zhvilluar më datë 24 Qershor të lëndës me zgjedhje kanë marrë pjesë në total 35,466 maturantë.
Sipas rezultateve të publikuara rezulton se kalueshmëria është 95.94%, ndërsa përqindja e nxënësve që kanë marrë notën 10 është 11.56 %