Dy vëllezërit aktorë dhe regjisorë, Edmond dhe Robert Budina janë prekur nga koronavirusi.

Lajmi konfirmohet nga të afërm të regjisorëve por edhe nga ISHP. Ende nuk dihet se ku janë infektuar.

Edmond dhe Robert Budina ishin në ballë të protestave kundër shembjes së Teatrit, ndërsa zbritën edhe në rrethe duke zhvilluar tubime si dhe mblodhën firmat për rindërtimin e Teatrit siç ishte dhe aty ku ishte.

Aleanca, ku drejtuesit kryesorë janë Edmond dhe Robert Budina ka pasur takime në Durrës, Shkodër, Kukës dhe në qytete të tjera.

Pas bërjes publik të lajmit për infektimin e dy vëllezërve, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

“Më vjen sinqerisht keq që dy vëllezërit Budina kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid19! U uroj ta kalojnë sa më lehtë dhe të kenë shërim të shpejtë! Të gjithë duhet të bëjmë kujdes maksimal sepse virusi s’ka ikur dhe po përfiton nga neglizhenca e qytetarëve ndaj rregullave!”