PROTESTË TEK ISH BURGU I SPAÇIT

0

AKTIVISTËT AKUZOJNË SE RESTAURIMI PO SHKATËRRON MEMORIEN HISTORIKE TË BURGUT KOMUNIST

Këtë të enjte është zhvilluar një protestë pranë Burgut të Spaçit, nga shoqata Antikomuniste e ish-të Përndjekurve Politikë dhe Shoqëria civile, kundër projektit të restaurimit të Burgut të Spaçit, që ka nisur të zbatohet nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore. Sipas aktivistëve ndërhyrja po shkatërron memorien dhe është përpjekje për të fshirë historinë e ish-Burgut të Spaçit. Nga Spaçi, në emër të të gjithë të presekutuarve, Kryetari  Fejzullari i bëri thirrje Kryeministrit, parlamentit, Qeverisë shqiptare dhe ambasadeve të akredituara në Shqipëri që të rimendojnë dhe rivendosin një restaurim që nuk prek identitetin e këtij burgu, ndryshe do të vijohet me protesta:

Pjesë e këti tubimi ishe edhe kryebashkiaku i Rrëshenit, Albert Mëlyshi, i cili tha se nga inspektimet e kryera kemi vënë re këtu po kryhen punime dhe për këtë i jemi drejtuar instancave përkatëse që të japin një informacion të hollësishëm në lidhje me këtë projekt për rikonstruksionin e burgut të Spaçit.

Në ish-Burgun e Spaçit po kryhen punime që synojnë konservimin dhe restaurimin e ndërtesave ekzistuese, si një nga burgjet më të egra të regjimit komunist në vendin tonë, por këto ndërhyrje sipas ekspertëve po cenojnë identitetin e objekteve.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet shtetërore për ndërhyrjet që po bëhen në burgun famëkeq.