Rekamë

Nga burime mesohet se ka mbetur i plagosur rende nga dhuna e policise vellai i kryetarit te PD Mat Alfred Lika, 40 vjeç. Ai eshte nisur me helikopter drejt spitalit te traumes pasi kishte shume hemoragji. Gjithashtu te demtuar nga gazi lotsjelles ne spital jane paraqitur 15 persona te tjere.

Protestues, drejtues dhe ish-deputete te Partise Demokratike, drejt KZAZ-17, Klos. Vetem pak minuta pas bastisjes dhe djegies se materialeve zgjedhore ne KZAZ 16-te protestuesit i jane drejtuar nje tjeter KZAZ-je siç eshte ajo e Klosit. Forcat e nderhyrjes se shpejte te pozicionuar perballe kesaj KZAZ-je nuk kane mundur ti bejne balle edhe kesaj here sulmit te turmes duke i lene te hyjne ne biblioteken e Klosit ku jane materialet zgjedhore dhe ku u kane vene flaken.