Protesta e opozitës para Parlamentit/ Policia “blindon” hyrjen e Kuvendit , rreth 1100 efektivë në gatishmëri. Zbardhet skenari i PS për seancën plenare

0
7

Rreth 1100 efektivë policie do të jenë të gatishmëri për protestën e opozitës sot para Parlamentit. Gjithë perimetri i godinës së seancave plenare do të jetë i rrethuar me uniforma blu, ndërsa në të gjithë zonën janë shtuar masat e sigurisë.

Në vijën e parë do të qëndrojnë forcat e rendit dhe të njësisë “Shqiponja”, ndërsa ato të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA do të jenë të dislokuara në pjesën e anësore të parlamentit.

Forca të shumta të policisë si dhe efektivë të Gardës do të jenë të dislokuara edhe në pjesën anësore nga krahu i “Pedonales” nga pritet të bëhet edhe hyrja e deputetëve. Policia do marrë masa edhe për bllokimin e rrugëve, ku rreth orës 15:00 do të ketë kufizime të qarkullimit në rrugën “Xhorxh Bush” dhe pjesërisht në bulevardin “Zhan Dark” dhe kryqëzimi i rrugës së Elbasanit.

Zbardhet skenari i PS për seancën plenare të pasdites. Duke cituar burime nga mbledhje e grupit parlamentar të PS, gazetarja Esiona Konomi tha për ABC Neës se deputetët janë porositur të vijnë në seancë rreth orës 16:00. Për të mos u përplasur me protestuesit

Në seancë do nderohen viktimat e tërmetit Turqi -Siri, ku do të kerkohet prej deputetë të mbajnë një minut heshtje.

Ndër te tjera, gazetarja Kononimi tha se në rast tensioni, seanca do të ndërpritet. Sakaq mesohet se Garda ka menduar një kanal sigurie për të nxjerrë deputetët në rast se dy rrugët e zakonshme janë të bllokuara.

Kujtojmë se pasditen e sotme Sali Berisha, ka thirrur një tjetër protestë në ambjentet jashtë parlamentit. Berisha gjithashtu mund të jetë I pranishëm në seancë plenare, duke qenë se masa e përjashtimit 10 ditor, ka përfunduar.