Protesta e banorëve të Dovolanit jep efekt, ju asfaltohet rruga

0

Banorët e fshatit Dovolan në Bashkinë Dibër zhvilluan disa protesta për të ndërtuar rrugën hyrëse me segmentin e rrugës së Arbrit Maqella – Peshkopi. Kërkesa e tyre më në fund është marrë parasysh nga autoritetet, të cilat kanë vendosur që t’ju ndërtojë një rrugëve lidhëse. Ndërtimi i rrugës së këtij fshati nëpërmjet një nënkalimi ju ka dhënë akses banorëve të cilët mund ta përdorin lirshëm rrugën e Arbrit teksa lëvizin në drejtim të Peshkopisë apo Tiranës. Riza Agolli thotë se tashmë fshati i tyre nuk është i izoluar pas ndërtimit të rrugës që do të lehtësojë lëvizjen e banorëve. ai shprehet se kjo u arrit falë këmbënguljes së të gjithë banorëve që protestuan dhe medias që i dha zë protestës së tyre.

Ndërtimi i rrugës Herebel – Peshkopi ka shkurtuar distancën dhe kohën për të gjithë ata që qarkullojnë nga Tirana drejt Dibrës, por për disa banorë ka bllokuar aksesin në fshatra dhe toka bujqësore.