Kur kanë mbetur edhe dy ditë nga protesta e lajmëruar nga Partia Demokratike, qytetarët e intervistuar në Dibër shprehen se është domosdoshmëri zhvillimi i saj. Sipas qytetarëve, kjo protestë duhet të mbledhë të majtë e të djathtë për shkak se po zhvillohet për kushtet social-ekonomike që po rëndojnë popullin. Shumë prej qytetarëve kërkojnë që ajo të jetë paqësore dhe të mos ndalet deri në realizimin e objektivave të cilat janë ulja e çmimeve të produkteve të shportë, të çmimit të karburanteve, etj.
Partia Demokratike e mbështetur nga parti të tjera opozitare ka lajmëruar zhvillimin e një prroteste ditën e enjte në orën 19:00 përpara kryeministrisë, ndërsa ka nisur organizimin e saj prej ditës, duke ngritur grupe në çdo qark.