TIRANE – Pas hetimeve disa mujore nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës, është vënë në pranga Hermes Nika, njohur si “Zogu i Tiranës”. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se bashkë me Nikën janë arrestuar edhe dy persona të tjerë. Prokuroria i akuzon për shfrytëzimin e vajzave për prostitucion kundrejt vlerave 100-500 euro. Hermes Nika përdorte qendrat estetike, ku veç shërbimeve të qendrës, klientëve u ofroheshin edhe shërbime nga vajzat e shfrytëzuara për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës. Po ashtu, mësohet se ky grup shfrytëzonte vajzat edhe në clube të ndryshme të Tiranës, por edhe si eskortë.

Hermes Nika është një personazh mjaft i njohur i ekranit. Ka punuar si gazetarë në emisione mëngjesi.

Burimi Shqiptarja

[wordads]